Sot në orën 12:00 në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë u mbajt konferenca për media i kryetarëve të të dy Federatave të basketbollit, asaj Shqipërtare dhe Kosovës.
Nga 22 deri më 24 janar 2010 në Prishtinë organizuar nga KB”Kolegji Eurosporti” dhe mbështetur nga MKRS-Departamenti i sportit dhe Federata e Basketbollit të Kosovës u mbajt Turneu ndërkombëtar në basketboll për kadetë,U 16.
Në turne morën pjesë : Burç Koleji dhe Yucetepespor nga Turqia,Përfaqësuesja e Kosovës dhe nikoqiri, ”Kolegji Eurosporti’.
Fituese e turneut doli skuadra e “Kolegjit Eurosport’,e dyta u radhit Përfaqësuesja e Kosovës,në vendin e tretë u plasua Burç Koleji ,ndërsa e katërta ishte skuadra Yucetepespor.
Juria,në përbërje Nazmi Paçarada,Rexhep Hasani dhe Bekim Aliu ,MWP të Turneut u shpalli Zgjim Gërxhaliu,i cili ishte edhe kosha shënuesi më i mirë,lojtari më i mirë i mbrojtjes Samir Zekiqi,lojtari më i talentuar Emre Akin dhe lojtari më i mirë i ri Mostan Peker.
Turneun e shpalli të hapur Kryetari i FBK,Erolld Belegu,ndërsa Kupën fituesit ia ndau Nënkryetari Artan Rugova. Ndeshjet e Turneut i referuan Daut Mehmeti,Xhelal Mumini,Alban Vula,Edmond Raça,Atdhe Goçaj,Fisnik Ramadani dhe Bashkim Bërbatovci.
REZULTATET :
XHIROJA I
KOLEGJI EURSPORTI – BURÇ KOLEJI 101:103 KOSOVA – YUCETPESPOR 72 : 55
XHIROJA II
BURÇ KOLEJI – YUCETPESPOR 63:44 KOLEGJI EURSPORTI – KOSOVA 43:64
XHIROJA III KOSOVA- BURÇ KOLEJI 78:50 KOLEGJI EURSPORTI – YUCETPESPOR 67:32
Komentet e postuara nė vijim nuk e pasqyrojnė mendimin e FBK-sė
Komentet
Ujkani ma i miri ke valla gjynah ...
(Answerovski, 12:20:29 08.02.2010)
Samiir Zekiqi ma i miri OLLE..OLLE..OLLE...22pik!Brawooo !!!!
(ladii, 14:42:07 26.01.2010)