Sot në orën 12:00 në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë u mbajt konferenca për media i kryetarëve të të dy Federatave të basketbollit, asaj Shqipërtare dhe Kosovës.
Me datën 18/19.02.2010 në ambientet e Kolegjit Eurosport në Bardhosh od ë mbahet seminari dy ditorë për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajner të basketbollit.
Këtë seminar do ta mbajë instruktori nga Gjermanija z. Jens Staudenmayer nga departamenti i Beko BBL i cili njëherësh ishte edhe gjyqtarë i FIBA dhe pjesëmarrës i shumë kampionateve evropiane dhe botërore.
Seminari do të filloj nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Pjesëmarrja është e obligueshme për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajner si dhe shume e preferueshme per të interesuarit e tjerë.
AGJENDA E SEMINARIT
E ENJËTE, 18 SHKURT 2010 – DITA –I- 10.00-10.15 Hapja e Klinikës - Paçarada, Staydenmayer 10.15-12.00 Pregatitja psikologjike e kryerjes së detyrës zyrtare– perceptimi dhe komunikimi - Staudenmayer 12.00-12.30 Dreka 12.30-14.00 Marrëdhënia Trajner – Gjyqtarë: si të trajtohet sjellja në banka në menyre të duhur – video
shembuj - Staudenmayer 14.00-14.15 Pushim 14.15-16.00 Kriteriumi i gjykimit. Pjesa e parë (ilustrim me video xhirime) - Staudenmayer 16.00-16.15 Përmbledhja e punës ditore - Paçarada, Staudenmayer 16.15 Përmbyllja e dites
E PREMTE 19 SHKURT 2010 – DITA- II- 10.00-12.00 Kriteriumi i gjykimit. Pjesa e dytë duke përfshirë video xhirimet - Staudenmayer 12.00-12.30 Dreka 12.30-14.00 Mekanika – me 3 gjyqtarë – kryerja e detyrës sipas rregullave – shembuj - Staudenmayer 14.00-14.30 Pushimi dhe transferimi në palestër 14.30-15.30 Mekanika – puna praktike ne palestër - Staudenmayer 15.30-16.00 Fjalimi përmbyllës - Paçarada, Staudenmayer
SHGJFBK
FATON KURSHUMLIJA
Komentet e postuara nė vijim nuk e pasqyrojnė mendimin e FBK-sė