Sot në orën 12:00 në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë u mbajt konferenca për media i kryetarëve të të dy Federatave të basketbollit, asaj Shqipërtare dhe Kosovës.
Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e tretë finale e Play – Off-it Liga e Parë Unike e Juniorëve e zhvilluar me datën 30.05.2010, Komesari i Garave e regjistron si vijon:
PEJA – SIGAL PRISHTINA 63-58 (2-1) Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Alban Vula Vëzhgues: Mahir Spahija Organizimi i ndeshjes: i mirë, Sjelljet e akterëve: Skuadra A dhe B korrekte pos të GT të dy lojtarëve të të dyja skuadrave. Skuadra A lojtari A Qallaku (Peja) dhe skuadra B – D. Qollaku (Sigal Prishtina) për kacafytje ndërmjet veti për çka që të dy dënohen me nga 15€ konform nenit 53 D/1 të PG. Sjelljet e shikuesve: hedhje te shisheve plastike dhe mjeteve eksploduese (petarda) në fushën e lojës, për cka KB “PEJA” Junior dënohet me 50€ konform nenit 53B/8 dhe 10 të PG. Numri i shikuesve ishte 500. Pas përfundimit të ndeshjes KB SIGAL PRISHTINA nuk mori pjesë në ndarjen e medaljeve dhe Kupës e çka është obligim i skuadrave finaliste në bazë të nenit 12 të Propozicioneve të Garave. Ndërsa për mosrespektim të nenit 12 të PG skuadra e KB “Sigal prishtina” dënohet me 500 € konform nenit 54 alineja 2 e PG. KB “PEJA” pas dy fitoreve në finale të Play-Off-it shpallet kampion i Ligës së Parë Unike të Juniorëve për edicionin 2009/2010.
V E N D I M
A. Qallaku (KB “PEJA”) – dënohet me 15€ konform nenit 53 D/1 të PG.
D. Qollaku (KB “SIGAL PRISHTINA”) – dënohet me 15 € konform nenit 53 D/1 të PG.
KB “PEJA” – dënohet me 50 € konform nenit 53 B/8 dhe 10 të PG.
KB “SIGAL PRISHTINA” – dënohet me 500 € konform nenit 54 alineja 2 të PG.
Komesari i Garave Nazmi Paçarada
Komentet e postuara nė vijim nuk e pasqyrojnė mendimin e FBK-sė