TË MARTËN NË PRISHTINË NDESHJA E TRETË FINALE E PLAY-OFFIT

  • TË MARTËN NË PRISHTINË NDESHJA E TRETË FINALE E PLAY-OFFIT
6 May 2019

Pas fitores së djeshme të Rahovecit dhe barazimit të serisë finale të play-offit të Superligës së Kosovës në 1-1, ndeshja e tretë finale zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë të martën me fillim nga ora 20:30, ku Z Mobile Prishtina është nikoqire e Rahovecit.

Rezultati në seri aktualisht është 1:1, pasi në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet ka triumfuar skuadra prishtinase, kurse në të dytën të zhvilluar në fundjavë fitore ka regjistruar ekipi i Rahovecit.