basketbolli

Astana ia shkaktoi disfatën e tretë Sigal Prishtinës

  • Astana ia shkaktoi disfatën e tretë Sigal Prishtinës
25 Nëntor 2015

Sigal Prishtina edhe pse ishte shumë afër fitores në Kazakistan ndaj Astana-s në fund u desh të pajtohet me humbjen me shifrat 82:78 në kuadër të xhiros së pestë të Grupit K të FIBA Europe Cup.

Astana ka pasur nevojë për tri pikë kundër Sigal Prishtinës me qëllim të ruajtjes së opsionit për të përparuar në raundin e radhës të FIBA Europe Cup, aty ku do t'i vazhdojnë garat 32 skuadra. Astana, Prishtina dhe AEK Larnaca tashmë kanë nga 2 fitore e 3 humbje në Grupin K dhe do të luftojnë për vendin e dytë në grup (pasi tashmë është kualifikuar Energia Targu-Jiu) në ditën e fundit të edicionit të rregullt.

Astana do të kualifikohet nëse e mposht Energia-n dhe Prishtina e mposht AEK-un. Prishtina do të kualifikohet nëse e mund AEK-un dhe Astana pëson disfatë nga Energia. Nëse triumfon AEK-u, atëherë kjo skuadër do të kualifikohet automatikisht, pavarësisht rezultatit të Astana-s.

Më i dalluari në radhët e nikoqirëve ishte Patrick Calathes me 22 pikë, 13 kërcime e 3 asistime, kurse te mysafirët me lojë të mirë është shquar Dardan Berisha me 26 pikë, 6 kërcime, 6 asistime e 6 topa të vjedhur.

Më 1dhjetor është data kur Prishtina e pret AEK Larnaca-n e Qipros me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Kjo është ndeshja e fundit e edicionit të rregullt në Grupin K të FIBA Europe Cup për bardhekaltrit.

Marjan Ilievski, trajner i Sigal Prishtinës: "Basketbollistët tanë nuk u dorëzuan deri në fund, treguan dëshirë dhe motivim për fitore, si dhe dy herë arritën ta rikthejnë rezultatin. Astana shfrytëzoi gabimet e shpejta në sulm. Po ashtu një falënderimi madh shkon për qytetarët nga Kosova, të cilët punojnë në Kazakistan që na dhanë përkrahje maksimale gjatë tërë ndeshjes".

Astana-Sigal Prishtina 82:78 (17:19, 28:18,14:22,23:19)

Palestra e sportit në Astana.

Shikues: 2400.

Gjyqtarë: M. Keseratar, V. Isachenko, D. Berekashvili.

Astana: Johnson 5, Hayes 15, Ilin 5, Murzagaliyev, Ponomarev 4, Calathes 22, Yargaliyev 2, Zhigulin, Zhukanenko 4, Caner-Medley 25, Kolesnikov, Kemp.

Sigal Prishtina: Kaçaniku 1, Azemi 2, Berisha 26, Sinani, Marinov, Ëashburn, Morina 4, Abukar 25, K. El-Amin 11, Mazreku 9.

 

Grupi K

Energia - AEK           87:82

Astana - Sigal Prishtina     82:78

Tabela
1. Energia 4/1 9
2. AEK 2/3 7
3. Sigal Prishtina 2/3 7
4. Astana 2/3 7