basketbolli

Ballafaqohen rivalet e vjetra, Penza – Prishtina

  • Ballafaqohen rivalet e vjetra, Penza – Prishtina
17 Prill 2015

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 20-të e ETC Ligës së Femrave, ku të shtunën në program janë dy ndeshje dhe të dielën tri. Skuadrat si Bashkimi, Trepça, Prishtina dhe Drita vlerësohen si favorite karshi kundërshtareve të tyre. Të shtunën Kastrioti në Ferizaj e pret Rahovecin, kurse Kosova e Vushtrrisë udhëton në Prizren për t'u ballafaquar me Bashkimin. Ndërkaq të dielën do të ballafaqohen rivalet e vjetra, Penza e Prishtina në Pejë, por që kësaj here pritet që bardhekaltrat të kenë punë të lehtë pasi që skuadra pejane e ka ripërtërirë ekipin dhe në këtë edicion është paraqitur me vajza të reja, të cilat premtojnë shumë në të ardhmen. Vëllaznimi në Gjakovë e pret Trepçën nga Mitrovica, ndërsa në Gjilan, Drita është nikoqire e Sferës nga Skenderaj.

Xhiroja e 20-të e ETC Ligës së Femrave

E shtunë

Kastrioti – Rahoveci     12:00

Bashkimi – Kosova      16:30

 

E diel

Vëllaznimi – Trepça      12:30

Penza – Prishtina          14:00

Drita – Sfera     17:00