Bashkimi dhe Rahoveci e përfundojnë stinorin e rregullt me fitore

  • Bashkimi dhe Rahoveci e përfundojnë stinorin e rregullt me fitore
15 Prill 2019

Kampioni aktual, Bashkimi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Trepçes (77:81) në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Jordan Capps me 24 dhe Drilon Hajrizi me 20 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Bashkimit. Te Trepça më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 23 dhe Besnik Azemi me 22 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Rahovecit ka arritur fitore kundër Lipjanit me rezultat 63:93.

Më i merituari për fitoren e Rahovecit ishte Arian Qallaku me 26 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime. Te Lipjani më i dalluari ishte Musab Mala me 22 pikë dhe 4 asistime.

Sipas Propozicioneve të Garave për edicionin 2018/19 pas përfundimit të edicionit të rregullt, 6 ekipet e para do të plasohen në play-off.

Në raundin e parë ekipet që do të ndeshen janë 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6.

Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premtën në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform Propozicioneve të Garave.