Bashkimi e sfidon Teodo-n në “Sezai Surroi”

  • Bashkimi e sfidon Teodo-n në “Sezai Surroi”
7 Dhjetor 2015

Të martën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi është nikoqir i Teodo-s nga Tivati i Malit të Zi në kuadër të xhiros së shtatë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Aktuliasht Teodo është lider i Grupit B me 9 pikë të tubuara, ku nga pesë ndeshje ka regjistruar 4 fitore e 1 humbje. Malazezët të vetmen disfatë e kanë pësuar nga Peja si mysafir. Në anën tjetër Bashkimi është në vendin e katërt me 7 pikë aq sa ka edhe Levski 2014 që është në pozitën e tretë dhe Lovcen Basket që është në vendin e fundit. Prizrenasit nga 5 ndeshje kanë shënuar 2 fitore e 3 humbje.

Në duelin e parë të luajtur në Tivat, Teodo e pati mposhtur Bashkimin me rezultat 63:60.