Bashkimi me 30+ ndaj Dritës

  • Bashkimi me 30+ ndaj Dritës
19 Dhjetor 2013

Bashkimi shënoi fitoren e shtatë në ETC Superligë për të barazuar bilancin e fitoreve dhe humbjeve.

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore shumë më lehtë sesa që është pritur ndaj Dritës sonte në Prizren. Basketbollistët e udhëhequr nga trajneri Edin Kërveshi kanë qenë më të mirë se gjilanasit e Gyltekin Selimit në çdo çerek veç e veç.

Më efikasi te prizrenasit ka qenë përforcimi i ri i skuadrës, Darrell Lampley që ka shënuar 27 pikë, derisa te Drita u dallua Driton Sylejmani me 26 pikë.

Bashkimi përfundon vitin kalendarik në pozitën e katërt, derisa Drita në të pestën.