Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
29.11.2020 LIGA E PARE

Bashkimi me mjaft vështirësi e mposhti Trepcën

  • Bashkimi me mjaft vështirësi e mposhti Trepcën
20 Shkurt 2016

Bashkimi me mjaft vështirësi e ka mposhtur Trepcën të premten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në ndeshjen që i ka takuar xhiros së XIX në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi ka përfunduar me rezultat 87:86 në të mirë të prizrenasve.

Në fakt pikët e fundit të shënuara nga Granit Rugova ia siguruan fitoren portokallinjve, derisa në anën tjetër mitrovicasit krejt në fund shënuan edhe një trepikësh nëpërmjet Kenny Rhymes, por kjo nuk mjaftoi pasi takimi u përmbyll me një pikë epërsi në të mirë të prizrenasve.

Më efikasit te Bashkimi ishin Marcel Jones me 32 pikë e 11 kërcime, Theron Bussey me 19 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 12 pikë e 7 kërcime. Te Trepca më të dalluarit ishin Kenny Rhymes me 23 pikë e 6 kërcime dhe Artin Gashi me 21 pikë e 11 kërcime.

Ndërkohë të premten mbrëma Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat të thellë 142:58.

Të shtunën në program është dueli i fundit i xhiros së XIX, ku Peja e pret Golden Eagle Yllin në “Karagaci” me fillim nga ora 18:00.