Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
29.11.2020 LIGA E PARE

Bashkimi para një sfide shumë të rëndësishme

  • Bashkimi para një sfide shumë të rëndësishme
22 Shkurt 2016

Bashkimi nga Prizreni ka udhëtuar për në Stara Zagora të Bullgarisë me synimin që të kthehet me fitore nga përballja me skuadrën e këtij qyteti, Beroe-n në kuadër të xhiros së tretë të Grupit C në Ligën Ballkanike (BIBL). Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 17:00.

Prizrenasit kanë bilanc negativ në fazën e dytë të BIBL, pasi deri më tani kanë regjistruar dy humbje, ndaj Teodo-s në shtëpi dhe kundër Mornar-it në Tivar, andaj kjo ndeshje për ta vlerësohet si shumë e rëndësishme, pavarësisht faktit se deri në përmbyllje të kësaj faze i kanë në program edhe tri ndeshje të tjera.

Petar Mijoviq, trajner i Bashkimit: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Beroe ka një skuadër shumë të fortë, derisa i kanë 10 lojtarë në rotacion si dhe janë shumë të mirë në gjuajtjet nga distanca dhe gjysmëdistanca, andaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm. Ne hyjmë në ndeshje për të tentuar ta befasojmë këtë ekip. Jemi të gatshëm dhe kemi punuar shumë. Unë besoj se me një mbrojtje të fortë mund t’ia dalim të kthehemi në Prizren me fitore”.

Ndërkaq të mërkurën në program është derbi kosovar i Ligës Ballkanike, ku në kryeqytet Sigal Prishtina e pret Pejën në kuadër të xhiros së tretë të Grupit D. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe atë vetëm 10 ditë pasi që bardhekaltrit i mposhtën verdhezinjtë në finalen e Ipko Kupës së Kosovës. Në përballjet e deritashme në garat vendore Peja ka bilanc pozitiv karshi Prishtinës 3:2, derisa në BIBL kjo është hera e parë për këtë edicion që ballafaqohen këto dy ekipe. Pejanët në dy xhirot e para të këtij grupi kanë regjistruar 1 humbje e fitore, derisa prishtinasit kanë realizuar dy fitore.