Basketbollistja e Penzës dënohet me 100€

  • Basketbollistja e Penzës dënohet me 100€
13 Maj 2014

Basketbollistja e KB Penzës, Nora Gacaferri, është dënuar me 100€ (njëqind euro), ka njoftuar sot Komesari i Garave të FBK-së, në një Vendim të tijin, sipas Propozicioneve të Garave për këtë edicion.

Gacaferri është dënuar me këtë shumë për shkak se ka kritikuar në rrjetin social Facebook FBK-në dhe gjyqtarët e deleguar në ndeshjen e parë finale të Play-Offit, Penza - Sigal Prishtina.

Ky dënim sipas këtij Vendimi duhet të pagohet para ndeshjes së dytë që zhvillohet më 15 maj 2014.

Gjithashtu, Komesari ka arysetuar vendimin e tij duke u nisur nga fakti që kjo gjë të ndikojë pozitivisht tek e emëruara që në të ardhmen mos të prononcohet në mënyrë të tillë, kurse në rast të përsëritjes së veprimit të lartëshënuar, do të ngritet procedurë disciplinore ndaj të emëruarës.