Berisha e Mazreku sjellin fitoren

  • Berisha e Mazreku sjellin fitoren
17 Prill 2014

Fituesja e IPKO Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ETC Superligës duke e mposhtur finalistin e IPKO Kupës, Bashkimin, 108-80, sonte në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë.

Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më i dalluar i ekipit të udhëhequr nga Marin Dokuzovski, duke regjistruar dyshifror të dyfishtë me 23 pikë dhe 10 asistime. Fitores së prishtinasve i ka kontribuuar mjaft edhe Blerim Mazreku që ka shënuar 24 pikë në këtë ndeshje bashkë me 7 kërcime.

Te ekipi humbës, Endrit Hysenagolli ka qenë lojtari më efikas i ndeshjes. Qendra shqiptare e Bashkimit ka shënuar 25 pikë për skuadrën e tij në humbje dhe ka shtuar edhe 10 kërcime.

Sigal Prishtina vazhdon të mbetet e para në tabelë të klasifikimit të ETC Superligës pas xhiros së XXIII, derisa Bashkimi mban pozitën e katërt në tabelë.