basketbolli

Besa ka mposhtur Trepçën.

  • Besa ka mposhtur Trepçën.
19 Dhjetor 2013



Besa e cila ia nisi mirë takimit ndaj Trepçës ka arritur një fitore të rëndësishme në fund të ndeshjes.

Pejanët kanë qenë në epërsi në pjesën e parë të takimit, duke e ngritur prej çerekut të parë në të dytin.

Mirëpo, në çerekun e tretë dhe të katërt, Trepça është kthyer në lojë duke tentuar fitoren.

E me fishkëllimën e fundit të ndeshjes, rezultati në semafor tregonte fitoren e Besës me rezultat minimal në një ndeshje mjaft interesante, 68-67.

Kjo ka qenë fitorja e pestë e Besës, derisa Trepça ka regjistruar disfatën e shtatë.