basketbolli

Dardan Berisha, MVP i stinorit 2013/14

  • Dardan Berisha, MVP i stinorit 2013/14
21 Qershor 2014


FBK ka shpërndarë edhe çmimet për më të mirët e stinorit të përfunduar muajin e shkuar. Kështu lojtari më i mirë i stinorit është përzgjedhur ylli i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha - që është shpallur MVP i stinorit 2013/24.

Ndërsa sa i përket pesëshes më të mirë të stinorit aty janë përfshirë këta lojtarë: Samir Shaptahovic, Dardan Berisha, Alban Veseli, Gerti Shima dhe Blerim Mazreku.

Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci është shpallë punëtori më i dalluar sportiv i stinorit.

Derisa treshja më e mirë e gjyqtarëve të stinorit ka përfshirë: Faton Kurshumlinë, Daut Mehmetin dhe Xhelal Mumimin.