Derbi i takoi Pejës

  • Derbi i takoi Pejës
23 Janar 2016

Peja e ka mposhtur Bashkimin në kuadër të xhiros së XVI në Superligën e Kosovës në basketboll, në ndeshjen që është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën e sportit "Sezai Surroi" në Prizren. Takimi ka përfunduar me rezultat 80:90.

Në këtë mënyrë verdhezinjtë kanë vazhduar me serinë e tyre fantastike, derisa janë e vetmja skuadër në elitën e basketbollit kosovar që nuk di për humbje as pas XVI xhirove të zhvilluara.

Në anën tjetër portokallinjtë e kanë regjistruar disfatën e pestë në Superligë.

Bashkimi është e vetmja skuadër që i ka shkaktuar humbje Pejës dhe atë në kuadër të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Bilanci ndërmjet pejanëve dhe prizrenasve është 3:0 në elitën e basketbollit kosovar.