Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
29.11.2020 LIGA E PARE

Derbi kosovar në Ligën Ballkanike

  • Derbi kosovar në Ligën Ballkanike
  • Derbi kosovar në Ligën Ballkanike
23 Shkurt 2016

Sa herë ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Peja, adrenalina rritet në maksimum.  Kësaj radhe skuadrat kosovare do të përballen në kuadër të Grupit D të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Sigal Prishtina në Grupin D  ka regjistruar 2 fitore dhe me triumf eventual ndaj Pejës me një këmbë do të gjendej në gjysmëfinale të BIBL-it, kurse Peja kërkon fitore për shpresë dhe qetësi. Pejanët në dy xhirot e para të këtij grupi kanë regjistruar 1 humbje e 1 fitore.

Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe atë vetëm 10 ditë pasi që bardhekaltrit i mposhtën verdhezinjtë në finalen e Ipko Kupës së Kosovës. Në përballjet e deritashme në garat vendore Peja ka bilanc pozitiv karshi Prishtinës 3:2, derisa në BIBL kjo është hera e parë për këtë edicion që ballafaqohen këto dy ekipe.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Edhe një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të mirë si Peja. Gjithashtu një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e kampionatit dhe e finales së Kupës. Gjithçka varet nga paraqitja jonë dhe ne duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të fitojmë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, pasi nëse do të fitojmë atëherë sigurt do të jemi në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Ne nuk mund të lejojmë një mundësi të tillë të na ikë nga duart tona. Shpresoj se tifozët do të mbushin palestrën, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre, sepse ata na kanë dhënë shumë forcë në ndeshjet si vendas”.

Alban Veseli, basketbollist i Pejës: “Do të bëjmë gjithçka për të fituar që të jemi të sigurt në vazhdën e garave të Ligës Ballkanike. Besoj se do të jetë shumë vështirë, pasi që Prishtina është e motivuar pas fitimit të trofeut të Kupës. Ne jemi të kompletuar dhe normalisht shkojmë për fitore. Te dyja ekipet jemi shumë të barabarta. Besoj se do të jetë spektakël në kryeqytet”.