Drita mban gjallë shpresat

  • Drita mban gjallë shpresat
19 Prill 2014

Drita ka mposhtur lehtë Kastriotin për të mbajtur gjallë shpresat për Play-Off. Shpresave të Dritës i ka kontribuuar edhe fitorja e RTV 21 ndaj Trepçës, derisa gjilanasit në xhiron e ardhshme do të përballen me mitrovicasit.

Në ndeshjen e sontme, Filip Toncinic, ka qenë basketbollisti më efikas i Dritës me 31 pikët e tij të shënuara në fitoren 114-80 ndaj Kastriotit, ku u dallua amerikani Bryce Cartëright me 28 pikë të shënuara.

Drita me këtë fitore ka ngritur kuotën e fitoreve në 11, derisa Kastrioti pas disfatës i është kthyer vendit të fundit të tabelës.