basketbolli

ETC basketbollisti i muajit shpërblehet

23 Dhjetor 2013


Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, ETC, japin çmimin e basketbollistit të muajit.

ETC si sponsor kryesor i Superligës dhe i basketbollistit të muajit në ETC Superligë, do të shpërblejë basketbollistin më të mirë me 300€ (treqind euro) si dhe me një trofe simbolik.

Votimet për ETC basketbollistin e muajit dhjetor kanë përfunduar dhe brenda javës do të njoftoheni për basketbollistin më të mirë të këtij muaji.