Falet Qëndrim Demi

21 Dhjetor 2013



Basketbollisti i Dritës i cili më parë kishte sulmuar referin dhe ishte suspenduar nga çdo garë nën ombrellën e FBK-së, Qëndrim Demi, është falur.

I njejti do të ketë të drejtë pjesëmarrje në ndeshjet që organizon FBK, por duke filluar nga stinori i ardhshëm 2014/15.

Në këtë vendim ka pasur polemika lidhur me faljen apo mosfaljen e basketbollistit të ri gjilanas që kishte sulmuar fizikisht referin Xhavit Beqiri stinorin e kaluar.

Ndërsa në fund çështja është hedhur në votim, ku me 17 vota PRO, 12 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM, basketbollisti ka fituar të drejtën që përsëri të paraqitet në garat e organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës.