Fanella me numër 15 e Përfaqësueses së Kosovës pensionohet me emrin e Gazmend Sinanit

  • Fanella me numër 15 e Përfaqësueses së Kosovës pensionohet me emrin e Gazmend Sinanit
25 Qershor 2018

Fanella me numër 15 e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll do të pensionohet me emrin e basketbollistit Gazmend Sinani, i cili e humbi jetën në një aksident rrugor në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë.

Vendimin për pensionimin e fanellës me numër 15 të Përfaqësueses së Kosovës, e ka marr numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi jonë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani.

Ishe plot jetë Gaz. Ike nga kjo jetë papritmas, por do të mbetesh gjithë në zemrat e të gjithë atyre që të njohën. GS#15”, ka bërë të ditur Fetahu.