FBK shpërblen kampionen e Kosovës në Ligën e Femrave me katër mijë euro

  • FBK shpërblen kampionen e Kosovës në Ligën e Femrave me katër mijë euro
29 Prill 2019

Skuadra kampione në Ligën e Femrave, KBF Prishtina do të shpërblehet nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me shumën 4,000.00 euro (katër mijë euro), do të thotë me dy mijë euro më shumë se në dy vitet e mëparshme, marr parasysh investimet që i kanë bërë disa klube të kësaj lige në këtë edicion, duke e rritur kështu cilësinë në basketbollin femëror në vendin tonë.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të vazhdojë t’i shpërblejë edhe klubet e Superligës së Kosovës për rezultatet e arritura në edicionin 2018/19.

Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do ti takojnë 6,000.00 euro.

Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Në këtë mënyrë krahas të hollave nga të drejtat televizive që u ndahen klubeve të Superligës së Kosovës, Bordi i FBK-së vazhdon të mbështesë skuadrat e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.