Femrat, e mërkure e enjte, ndeshjet e dyta gjysmëfinale

  • Femrat, e mërkure e enjte, ndeshjet e dyta gjysmëfinale
5 Maj 2015

Prishtina të mërkurën është mysafire e Bashkimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “play-off”-it në ETC Ligën e Femrave. Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren.

Prishtinaset ishin më të mira se prizrenaset në duelin e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, në të cilin kanë triumfuar me rezultat 80:57. Ndërkaq ndeshja tjetër gjysmëfinale, e që pritet të jetë shumë më interesante se kjo në Prizren, është ajo që do të zhvillohet të enjten në ora 20:00 në palestrën “Karagaçi” të Pejës në mes Penzës dhe Trepçës. Kjo e fundit udhëheq me seri 1:0, pasi në takimin e parë të luajtur në Vushtrri e ka mposhtur Penzën me rezultat të ngushtë 58:56.

Skuadrat që shënojnë dy fitore radhazi plasohen në finalen e madhe.

Prishtina është kampione në fuqi e elitës së basketbollit femëror në vendin tonë, ndërsa është edhe fituese e Ipko Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15.