Final Four për kategoritë e reja në Malishevë

  • Final Four për kategoritë e reja në Malishevë
14 Shkurt 2014

Gjatë takimit të zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës z. Jeton Nixha dhe z. Faton Kurshumlija me kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj është aritur marrëveshja që ndeshjet e përfundimtares ( Top 4 ) të Ipko Kupës së Kosovës për kategoritë e reja ( U 18, U16, U 14 ) të mbahen me 05-06.04.2014 në palestrën Habib Zogaj në qytetin e Malishevës .

Federata e Basketbollit të Kosovës në këtë mënyrë dëshiron që në të ardhmen basketbollin të promovon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe qëllimi i saj është që të rinjët të inspirohen sa më shumë me lojën e basketbollit.