Finale historike për KB Rahovecin

  • Finale historike për KB Rahovecin
29 Prill 2019

Pas suksesit në Final 8 të Kupës së Kosovës, ku KB Rahoveci u kualifikua në finalen e madhe, kjo skuadër arriti të siguroj edhe një vend në finalen e madhe të play-offit në Superligën e Kosovës, për tu përballur pikërisht me KB Z Mobile Prishtinën. 

Për KB Rahovecin kjo është finalja e parë në histori të skuadrës në Superligën e Kosovës dhe sigurisht se edhe kësaj radhe palestra "Mizahir Isma" nuk do ti zë adhuruesit e basketbollit në duelet e finales kundër KB Z Mobile Prishtinës.

KB Rahoveci në gjysmëfinale triumfoi me seri 3:0 kundër KB Golden Eagle Yllit, kurse Z Mobile Prishtina me të njëjtin rezultat në seri e mposhti KB Bashkimin.

Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.

Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje.

Përparësinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5.