Fitore me 82 pikë dallim

  • Fitore me 82 pikë dallim
20 Dhjetor 2013



Peja ka shënuar fitoren më të thellë të stinorit sonte në Karagaç. Viktimë e kampiones në fuqi të Kosovës ka qenë Kastrioti i Ferizajit, që është zhytur edhe më thellë në fund të tabelës së klasifikimit duke kaluar kufirin e 300 pikëve minus.

Më efikasi në këtë fitore të pejanëve ka qenë Drilon Hajrizi që ka shënuar 20 pikë, derisa trajneri Daniel Lutz i ka dhënë gati të gjithë basketbollistëve të tij hapësirë për të luajtur në këtë ndeshje.

Te humbësi i sotëm Mustafë Merovci ka arritur të shënojë 23 pikë, duke u bërë koshashënuesi më i mirë i takimit, në humbjen më të thellë të stinorit të ekipit të tij.

Peja ka edhe një ndeshje të dielën, atë të mbetur ndaj RTV 21, derisa Kastrioti ka përfunduar gjysmëstinorin në ETC Superligë me 2 fitore dhe 12 humbje.