Informatë nga Komisioni disiplinor te FBK-së

31 Dhjetor 2013

Në baze te Nenit 51 dhe 77 te Rregullores Disiplinore të FBK-së dhe në bazë të Fletëparaqitjes Ref.Nr 561 datë 20.12.2013, Komisioni Disiplinor , me date 24.12.2013 merr këtë

VENDIM

I.Edon Godeni , trajner dhe person përgjegjës I KB. MegaSport – Prizren (kategoria e pionerve) parashtrohet dhe procedohet në Shoqatën e Trajnerëve të FBK për marrjen e masave disiplinore siç parashihet në nenin 77 të Rregullores Disiplinore të FBK 06.09.2008

II.Hadrian Paqarizi , lojtar I KB.Mega Sport (kadet) dënohet me nje Vit moslojë, pasiqë është paraqitur me shënime të rrejshme në ndeshjen KB.MegaSport –Prizren - KB.Vushtria Basket,lojë kjo në kuadër të kategorisë së pionerëve.

Këshillë juridike : Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pranë Komisionit Arbitrar në afat prej tri ditësh nga dita e marrjes së ketij Vendimi.

Lënda numër : 561 , datë 20.12.2013

Komisioni Disiplinor

1.Fidan Hamiti

2.Lulzim Fushtica

3.Nuredin Ibishi