basketbolli

Informatë nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

31 Dhjetor 2013

Në bazë të nenit 31 të statutit të shoqatës së trajnerëve të Basketbollit të Kosoves ,kodeksit të shoqates Nenit 3 ,19.07.2008 dhe në baze të nenit 51 dhe 77 të rregullores disiplinore të FBK –së , Bordi I shoqates së Trajnerëve të Basketbollit të Kosoves , në mbledhjen e mbajtur me 29.12.2013 , mori këtë

VENDIM

1. Edon Godeni , trajner për grup mosha të reja ,pranë KB.MegaSport Prizren ,si përgjegjës për regjistrimin e lojtarëve të këtij klubi dhe I njëjti ngarkohet me falsifikim dhe paraqitje të rrejshme të moshës së lojtarit Hadrian Paqarizi , në ndeshjen KB.Mega Sport-KB.Vushtria Basket , të kategorisë së pionerëve .

2.Edon Godeni denohet me afatë kohor prej një viti , për zhvillim të zejes së trajnerit për të gjitha kategoritë dhe atë nga data 30.12.2013 - 30.12.2014


Sekretari I SH.T.B.K-së
Fikret Shatri