Informatë pë referët dhe vëzhguesit e FBK-së

20 Dhjetor 2013

Informatë për referët dhe vëzhguesit e FBK-së

Ju njoftojmë se të shtunën e ardhshme më 28 dhjetor 2013 me fillim në ora 11:00, Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve do të organizojë seminarin e radhës për referë dhe vëzhgues.

Seminari do të mbahet në qendrën e konferencave Orion, Rr. Rexhep Luci, në Prishtinë (afër sheshit) dhe do të udhëhiqet nga referi i FIBA-së dhe i Euroleague-së, Aleksandar Milojevic nga Maqedonia.

Pjesëmarrja e referëve dhe e vëshguesve në këtë seminar është e obliguar dhe luteni që të jeni të saktë në ardhjen tuaj.