Informatori nr 3 Superliga 2018/2019

10 Tetor 2018

Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Xhiros së III -të , të Superligës së Kosovës të zhvilluara më 06/07.10.2018 , Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:


Lipjani – Trepça 65:59 (19:23, 13:18, 14:6, 19:12)
Gjyqtari kryesor: Dardan Maxhuni
Gjyqtari 1: Atdhe Goqaj
Gjyqtari 2: Astrit Kasapolli
Vëzhgues: Lulzim Maloku
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive. Numri i tyre ishte 100
REKLAMA e Kompanisë ART Motion ishte e vendosur.

Borea – Z Mobile Prishtina 64:88 (17:28, 14:20, 23:11, 10:29)
Gjyqtari kryesor: Burim Berisha
Gjyqtari 1: Albert Cakaj
Gjyqtari 2: Genc Vitaku
Vëzhgues: Vllaznim Rraci
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive. Numri i tyre ishte 50
REKLAMA e Kompanisë ART Motion ishte e vendosur.

Bashkimi – Ponte Prizreni 80:77 (18:27, 23:18, 15:19, 24:13)
Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini
Gjyqtari 1: Artan Gashi
Gjyqtari 2: Blendi Fejza
Vëzhgues: Hajredin Zeka
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive .
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive. Numri i tyre ishte 600
REKLAMA e Kompanisë ART Motion ishte e vendosur.


Golden Eagle Ylli – Rahoveci 83:89 (23:21, 24:19, 19:18, 17:31)
Gjyqtari kryesor: Daut Mehmeti
Gjyqtari 1: Elion Obertinca
Gjyqtari 2: Elldin Uglari
Vëzhgues: Mehdi Gashi
ORGANIZIMI I NDESHJES: Jo i mire (numri i vogël i PK, mungesa e policisë sekondare, pirja e duhanit në palestër, organizimi i dobët i tavolinës zyrtare, pengimi në kryerjen e punës së vëzhguesit nga personat jozyrtar,hyrja personave jozyrtare ne fushe, largimi i gjyqtarëve Konform Nenit 49.6.1, mos-sigurimi i lokalit për përpilimin e raportit të vëzhguesit.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A> Jo të mira. Per sjellje josportive të bankines me GT (B) u ndëshkua trajneri Arben Krasniqi. Për sjellje josportive me GT u ndëshkua lojtari me nr 15 Egzon Kuqi.
Skuadra B>korrekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESVE: Vendase jo të mira. Hudhje të gjësendeve të forta, shisheve plastmase të ujit, shkrepsa, gjësende tjera, si dhe ofendime në drejtim të ekipit mysafir dhe personave zyrtar.
Nga hudhjet e shikuesve plastmase të mbushura me ujë në minutën e 9-të të çerekut të III-të është qëlluar lojtari i KB Rahoveci Arian Qollaku.

Sjelljet e shikusve mysafir: Konform Nenit 28.2 KB Rahoveci mbanë përgjegjësinë dhe i nënshtrohet sanksioneve sikurse ekipi vendas për 100 shikuesit e vet për shkak të hudhjes së shisheve plastmase me ujë, shkrepsave dhe ofendimeve të ekipit vendas dhe personave zyrtar. Numri i shikuesve ishte 1800
REKLAMA e Kompanisë ART Motion ishte e vendosur.

VENDIME:
1. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 48.15 dënohet me 150 euro. Organizimi i dobët i konstatuar nga vëzhguesi i ndeshjes.

2. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 48.4 dënohet me 100 euro. Numri i pamjaftueshëm i PK, si dhe mungesa e Policisë sekondare.

3. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.11 dënohet me 300 euro. Hyrja e personave jozyrtar në fushë.

4. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 48.7 dënohet me 50 euro. Organizimi i dobët i tavolinës zyrtare.

5. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 48.8 dënohet me 150 euro. Pengimi i punës së vëzhguesit gjatë ndeshjes.

6. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.3 dënohet me 300 euro. Hudhja e gjësendeve të forta nga ana e shikuesve vendas.

7. KB.Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.4 dënohet me 500 euro. Hudhja e gjësendeve të forta (goditja e lojtarit Arian Qallaku, KB Rahoveci) nga ana e shikuesve vendas, shkaktimi i lëndimeve me rrezik për jetë.

8. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.4 dënohet me 100 euro. Anim dhe sjellje josportive ndaj ekipit mysafir dhe personave zyrtar.

9. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.6.1 dënohet me 200 euro. Largimi i gjyqtarëve të ndeshjes gjatë hudhjes së gjësendeve të forta.

10. Trajneri Arben Krasniqi, KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 50.2 dënohet me 75 euro.

11. Lojtari Egzon Kuqi, KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 50.1 dënohet me 50 euro.

12. KB Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 48.18 dënohet me 100 euro. Mos-sigurimi i lokalit për përpilimin e raportit të vëzhguesit.

13. KB Rahoveci, Konform Nenit 49.3 dënohet me 300 euro. Hudhja e gjësendeve të forta nga ana e shikuesve të saj.

14. KB Rahoveci, Konform Nenit 49.4 dënohet me 100 euro. Anim dhe sjellje josportive ndaj ekipit vendas dhe personave zyrtar.

15. KB Lipjani Konform Nenit 52.1 dënohet me 100 euro. Mungesa e aparaturës së zërimit.

16. KB Borea Konform Nenit 48.4 dënohet me 100 euro.