basketbolli

INFORMATORI NR. 7 I ETC SUPERLIGËS

13 Nëntor 2013

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga Java e VII e ETC SUPERLIGËS të zhvilluar më 09/10.Nëntor 2013, Komesari i Garave, bënë regjistrimin e ndeshjeve:

RTV – 21 – SIGAL PRISHTINA 72:91 (21:15; 19:27; 17:21; 15:18)

Gjyqtarët: .Alban Vula, Hajredin Zeka, Xhavit Beqiri

Vëzhgues: Muhamet Ahma

Organizimi I ndeshjes: I mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A- dhe –B- korekte dhe sportive.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri i tyre ishte 200.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO nuk kanë qenë të vendosura. Është marr deklarata nga përfaqsuesi zyrtar I RTV – 21 se Klubi nuk është furnizuar me pano te reklamave.

Obligohet KB RTV-21 që në ndeshjet e ardhëshme për ekipet mysafire të sigurojë deshtore adekuate për përgatitien e lojtarëve


DRITA - BASHKIMI – Gjilan 82:86

Gjyqtarët: Mehdi Gashi, Edmond Raca, Astrit Kasapolli.

Vëzhgues: Tafil Hoxha

Organizimi i ndeshjes: i mire;

Sjelljet e akterëve:

Skuadra –A- Korekte, perveç të ndihmës trajnerit Arben Bislimi I cili ndëshkohet me GT për shkak të sjelljes jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, dhe për këtë konformë nenit 53/D-1 të PG për gabimin e përsëritur dënohet me 150€; Fisnik Mehmeti për shkak të sjelljeve jo sportive (kërcnime ndaj lojtarëve kundërshtar)ndëshkohet me Gabim Diskualifikues, dhe konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€; Adem Dushica, për shkak të sjelljeve jo sportive (kërcnimeve ndaj lojtarëve kundërshtar) ndëshkohet me Gabim Diskualifikues dhe konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€.

Skuadra –B- Korekte, përveç lojtarit Josip Blajic I cili ndëshkohet me Gabim Diskualifikues për shkak të sharjeve dhe shtyerjeve me lojtarin kundërshtar(A.Dushica) e për këtë konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€; lojtari Bruno Daliu për shkak të sjelljeve jo sportive, kërcnimeve dhe shtyerjeve me lojtarin kundërshtar(F.Hehmeti) ndëshkohet me Gabim Diskualifikues dhe konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€; Lojtari Valentin Spaqi, për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit Mehdi Gashi ndëshkohet me GT dhe konformë nenit 53/D-1 (gabimi I përsëritur) dënohet me 100€

 

Sjelljet e shikuesëve: Sportive gjer në 4 minuta e 10 sekonda, pa përfunduar ndeshja kur ne fushën e lojës filluan të hudhen gjësende të ndryshme të forta (shishe, shkrepsa dhe kater karrika) për çka gjyqtarët dhe vëzhguesi i ndeshjes muarrën vendim që të bëhet zbrazja e palestrës(zbrazja zgjati 25-30 minuta), për të cilën gjë KB Drita konformë nenit 53/B-10 alineja 3. të PG dënohet me një ndeshje pa praninë e shikuesëve.
Numri I shikuesëve ishte 1.500.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.
Ndeshja ka filluar me vonesë prej 40 minutave për shkak të problemit të KB Bashkimit me
Autobus. Për këtë ka qenë I njoftuar me kohë Vezhguesi I ndeshjes z.Tafil Hoxha e nëpermjet të tij Përfaqsuesi I KB Drita.


TREPÇA - BESA 97:73 (22:20; 25: 32:14; 18:23).

Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Atdhe Gocaj, Fisnik Ramadani

Vëzhgues: Naim Lepaja

Organizimi i ndeshjes: i mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A- dhe –B- korekte dhe sportive.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri i tyre ishte 50.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

 

KASTRIOTI – PEJA 78:115 (12:28; 25:23; 17:32; 24:32) 

Gjyqtarët: Xhelal Mumini,Hektor Grezda, Azem Hoxhaj, 

Vëzhgues: Nexhdet Hoxha

Organizimi i ndeshjes: I mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A- dhe –B- korekte dhe sportive.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri i tyre ishte 30.(vetëm me femijë dhe femra pasi që Klubi ka qenë i dënuar me një ndeshje pa prezencën e shikuesëve).

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

 

VENDIM

1. Arben Bislimi, KB Drita, konformë nenit 53/D-1 të PG (gabimi I përsëritur) dënohet me 150€;
2. Fisnik Mehmeti, KB Drita, konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€;
3. Adem Dushica, KB Drita, konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€;
4. KB DRITA, konformë nenit 53/B-10 alineja 3 të PG dënohet me një(1) ndeshje pa pranin e shikuesëve;
5. Josip Blajic, KB Bashkimi, konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€;
6. Bruno Daliu, KB Bashkimi, konformë nenit 53/D-2 të PG dënohet me 100€;
7. Valentin Spaqi, KB bashkimi, konformë nenit 53/D-1 të PG (gabimi I përsëritur) dënohet me 100€.

VËRREJTJE

Dënimet e cekura me lartë nën 1, 2, 3, 5, 6 dhe 6. Duhet të paguhen para zhvillimit të ndeshjeve të Javës së VIII me 16/17.Nëntor 2013. Në të kundërtën personat e dënuar nuk kanë drejtë paraqitjeje në ndeshje.

 

TABELA PAS JAVËS SË 7

#EkipiNdeshjeFitoreHumbjeKosha të DhenaKosha të MarruraKosh DiferencaPike
1
Sigal Prishtina
7 7 0  643 465 178 14
2
Peja
7 6 1  634 447 187 13
3
Bashkimi
7 4 3  569 593 -24 11
4
Drita
7 4 3  544 630 -86 11
5
Trepça
7 3 4  521 546 -25 10
6
RTV 21
7 2 5  528 537 -9 9
7
Besa
7 1 6  534 626 -92 8
8
Kastrioti
7 1 6  510 639 -128 8