basketbolli

Informatori nr. 9 i ETC Superligës

25 Nëntor 2013

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së IX-të ETC Superligës të zhvilluaara më

23/24 Nëntor 2013, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve,

KB SIGAL PRISHTINA – KB BASHKIMI 94:72 (28:14; 23:12; 18:21 25:25)

Gjyqtarët: Hajredin Zeka, Mehdi Gashi dhe Xhelal Mumini

Vëzhgues: Tafil Hoxha

Organizimi i ndeshjes: i mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A-korekte dhe sportive, Skuadra–B- korekte dhe sportive, përveç të lojtarit me nr. 11. Albatrit Berisha I cili ndëshkohet me GT për shkak të sjelljeve jo sportive, dhe konformë nenit 53/D-1 alineja 1 e PG Dënohet me 50€.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri i tyre ishte 250.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

Për shkak të lëshimit të bërë në protokolin e ndeshjes, evidentimi I GT si gabim I 6-të lojtarit të KB Bashkimit, Albatrit Berisha, e i cili GT i shenohet lojtarit jashta fushave për gabimet e lojtarëve, e nuk i shënohet Bankes,konformë Rregullës së Protokolit të lojës B.8.3.4 Gjyqtari i Parë: Hajredin Zeka dhe Vëzhguesi i ndeshjes: Tafil Hoxha konformë nenit 53/E-1. Dënohen me nga 1(një) ndeshje mos delegim në tempo të delegimit, kurse Proçesmbajtësja Zërina Shatri me 2(dy) ndeshje të ndalimit të mbajtjes së Protokolit të lojës në ndeshje të cilat I zhvillon ekipi I KB Sigal Prishtina. 

 

KB T R E P Ç A – KB P E J A 67:76 (17:17: 19:16; 20:23, 11:20)

Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Alban Vula dhe Azem Hoxhaj

Vëzhgues: Agron Çeku

Organizimi I ndeshjes: I mire me vërrejtje të ndriçimit jo të mjaftueshëm në Palestër.

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A-korekte dhe sportive, Skuadra–B- korekte dhe sportive, përveç të trajnerit Daniell Lutz I cili ndëshkohet me GT për shkak të sjelljeve jo sportive, dhe konformë nenit 53/D-1 alineja 2.e PG Dënohet me 75€.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive por në momente brohoritje jo sportive ndaj lojtarit mysafir Drilon Hajrizit. Numri i tyre ishte 500.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

 

KB B E S A - KB D R I T A 86:78 (28:15; 14:18; 17:23; 27:22)

Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Edmond Raqa dhe Urim Hasani

Vëzhgues: Naim Lepaja

Organizimi I ndeshjes: I mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A-korekte dhe sportive, përveç të lojtarit me nr. 14. D.King I cili për shkak të sjelljeve jo sportive ndëshkohet me GT dhe konformë nenit 53/D-1 të PG dënohet me 50€;

Skuadra–B- korekte dhe sportive.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Numri i tyre ishte 200.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

Për shkak të shkeljes së nenit 16. Të PG, zhvillimi I ndeshjes me fanela me ngjyrë të njejt të ekipeve kundërshtare, Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Edmond Raça, Urim Hasani dhe Vëzhguesi I ndeshjes: Naim Lepaja, konformë nenit 53/E-1 të PG ndëshkohen me nga 2(dy) ndeshje mosdelegimi në tempo të delegimit. 


KB KASTRIOTI – KB R T V – 21 79:89 (19:25; 22:16; 22:22; 16:26)

Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Hektor Grezda dhe Astrit Kasapolli.

Vëzhgues: Ferid Zekolli.

Organizimi i ndeshjes: I mire;

Sjelljet e akterëve: Skuadra –A- dhe –B- korekte dhe sportive.

Sjelljet e shikuesëve: Sportive. Gjer në minutën e 6. Të çerekut të III kur kishte një hudhje të shishes plastike në fushën e lojës, dhe në minutën 8 të çerekut të IV kur në fushën e lojes hudhet një shishe plastike dhe një shkrepzë, dhe konformë nenit 53/B-9 të PG KB Kastrioti dënohet me 100€.

Numri i tyre ishte 250.

Reklamat e ETC (Sponzoruesit të Ligës) dhe IPKO të vendosura.

 

V E N D I M

1. Albatrit Berisha, KB Bashkimi, konformë nenit 53/D-1 të PG dënohet me 50€;

2. Daniell Lutz, KB PEJA , konformë nenit 53/D/1 alineja 2 e PG dënohet me 75€;

3. David King, KB BESA, konformë nenit 53/D-1, alineja 1. E PG dënohet me 50€

4. Gjyqtarët: Arbnor Rifati, Edmond Raça, Urim Hasani dhe vëshguesi I ndeshjes BESA-DRITA, Naim Lepaja konformë nenit 53/E-1 të PG dënohen me nga 2(dy) ndeshje mos delegimi në Tempon e delegimit;

5. KB KASTRIOTI, konformë nenit 53/B-9 të PG dënohet me 100€.

6. Gjyqtari Hajredin Zeka dhe vezhguesi Tafil Hoxha, konform nenit 53/E-1 te PG denohen me nga nje(1) ndeshje mos delegim ne tempon e delegimit.

 

VËREJTJE:

Dënimet nën 1, 2, 3, dhe 5. Duhet të paguhen para zhvillimit të ndeshjes nga Javës e X-të më 30.11./01.12.2013.

Klubet janë të obliguara që statistikat nga ndeshjet të cilat I zhvillojnë si vendas t’I mbajnë online në të kundërtën do të ndëshkohen konformë nenit 53/A-13 të PG.