basketbolli

INFORMATORI Nr.9 I ETC SUPERLIGA E KOSOVËS

21 Nëntor 2014

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së IX-të të ETC Superligës të zhvilluara më 19/20.Nëntor 2014, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

B E S A – KOSOVA E RE BASHKIMI, 69:83 (14:09; 19:12; 14:19; 16:23)
Gjyqtarët : Faton Kurshumlija, Burim Berisha , Hazir Haxha
Vëzhgues: Alban Lumi
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Sportive . Numri i tyre ishte 200.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura

P E J A – SIGAL PRISHTINA, 87:86 (26:21; 25:20; 15:18; 21:27)
Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini, Artan Gashi
Vëzhguesi: Nexhedet Hoxha
Organizimi i ndeshjes: Jo I mire pasi që pas përfundimit të ndeshjes ne fushën e lojës kanë hyrë rreth 200 simpatizues, organizimi I dobët I kujdestarisë dhe konforme nenit 48.5 KB Peja dënohet me 100,00€
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Hudhje të gjësendeve të buta ne fushën e lojës . Konform nenit 49.2. KB Peja dënohet me 50,00€’. Numri I tyre ishte 2.500.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura

VËLLAZNIMI – T R E P Ç A, 76:54 (14:06; 23:11; 27:23; 12:14)
Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Isa Prebreza, Egzon Maloku
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:

Skuadra <A> korekte dhe sportive , perveç të Bankinës, e cila është ndëshkuar me GT për shkak të sjelljes jo sportive I cili GT I është shënuar trajnerit Jeton Nixha. Konfom nenit 50.A.të PG trajneri Jeton Nixha dënohet me 150,00€ (gabimi I përëritur).

Skuadra <B> korekte dhe sportive, perveç të Bankinës, e cila është ndëshkuar me GT për shkak të sjelljes jo sportive I cili GT I është shënuar trajnerit Ilir Selmani. Konfom nenit 50.1.të PG trajneri Ilir Selmani dënohet me 75,00€. Fikret Hanxhiq është ndëshkuar me gabim diskualifikues sepse ka goditur me kokë lojtarin Marijo Hajdic,dhe konform nenit 50.3. të PG dënohet me 100,00€ për Gabim diskualifikues kurse konform nenit 50.6.të PG dënohet me 500,00€ dhe dy /2/ ndeshje mos lojë.

Sjelljet e shikuesëve: Korekte deri në minutën e 3 të cerekut të II-të (tek rezultati 32:13) kur ne fushën e lojës hyjne disa shikues dhe të cilët me intervenimin e perfaqsuesë të KB Vëllaznimi dhe Policisë së Kosovës largohen nga fusha. Pas ketij rasti gjyqtari merr vendim që të largohen shikuesit nga palestra dhe ndeshja ka vazhduar pas 40 minutave. KB Vëllaznimi conform nenit 49.3. për hudhjen e gjësendeve në fushën e lojës dënohen me 100,00€ kurse pë hyrjen e personave të pautorizuar ne fushë conform nenit 49.12. të PG dënohet me 100,00€.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura.

KASTRIOTI – GOLDEN EAGLE YLLI 89:85 (23:19; 15:21; 22:25; 27:22)
Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Atdhe Goçaj, Ilhan Xhaka
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli.
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive perveç të trajnerit Visar Xhemajli i cili është ndëshkuar me GT për shkak të sjelljes jo sportive. I njejti konform nenit 50.1 të PG dënohet me 75,00€.
Skuadra <B> korekte dhe sportive, perveç të lojtarit White Najee Kahle i cili është nëshkuar me GT dhe konform nenit 50.1. të PG dënohet me 50,00€. Po ashtu me GT është ndëshkuar bankina për sjellje jo sportive i cili GT i është regjistruar trajnerit Agron Berishës. Agron Berisha konform nenit 50.A. të PG dënohet me 150,00€ (gabimi I përsëritur)
Sjelljet e shikuesëve: Sportive . Numri i tyre ishte 300.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura.

VENDIM
1. KB PEJA, konform nenit 48.5. të PG dënohet me 100,00€(organizimi i dobët i kujdestarisë);
2. KB PEJA, konform nenit 49.2. të PG dënohet me 50,00€ (hudhja e gjësendeve të buta);
3. JETON NIXHA , KB Vëllaznimi, konform nenit 50.A. të PG dënohet me 150,00€(gabimi i përsëritur);
4. KB VËLLAZNIMI konform nenit 49.3. të PG dënohet me 100,00€;
5. KB VËLLAZNIMI, konform nenit 49.12. të PG dënohet me 100,00€;
6. ILIR SELMANI, KB Trepça, conform nenit 50.1. të PG dënohet me 75,00€;
7. FIKRET HANXHIQ, KB Trepça konform nenit 50.2. të PG dënohet me 100,00€;
8. FIKRET HANXHIQ, KB Trepça konform nenit 50.6. të PG dënohet me 500,00€ dhe 2/2/ ndeshje mos lojë
9. VISAR XHEMAJLI, KB Kastrioti, conform nenit 50.1. të PG dënohet me 75,00€;
10. AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.A. të PG dënohet me 150,00€ (gabimi I përsëritur)
11. WHITE NAJEE KAHLE, KB Gold.eag.Ylli, konform nenit 50.1. tëdënohet me 50,00€;