Javë e ngjeshur për koordinatorin Dial

  • Javë e ngjeshur për koordinatorin Dial
28 Shtator 2015

Koordinatori i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për gjenerata të reja, trajneri amerikan, Chris Dial do të vazhdojë edhe këtë javë punën në komuna të ndryshme të Kosovës me basketbollistë dhe basketbolliste të reja.

Krahas punës nëpër klube të ndryshme, Dial në fundjavë planifikon të zhvillojë edhe grumbullime të Përfaqësueseve U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve, derisa do të mbajë edhe Kampe përzgjedhëse për U-14 për meshkuj, si dhe për U-14 dhe U-16 për femra.

Të bashkangjitur e keni orarin e punës së Dial për këtë javë:

 

E hënë (28.09.2015):

Peja

18:00-22:00 Djem dhe vajza (Shkolla Fillore “Dardania” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Shaban Spahija”).

 

E martë (29.09.2015):

Ferizaj

13:00 – 15:00 Djem dhe vajza (Palestra e Sporteve “Bill Klinton”).

 

E mërkure (30.09.2015):

Vushtrri

12:30 – 14:00 Djem dhe vajza (Palestra e Sporteve “Jeton Tërstena”-Tota).

 

E enjte (01.10.2015):

Gjakovë

17:00 Djem dhe vajza (Shkolla Fillore “Yll Morina” dhe Shkolla Fillore “Fehmi Agani”).

 

Ndërkaq sa i përket orarit të grumbullimeve dhe kampeve përzgjedhëse në të dyja konkurrencat do të informoheni në ditët në vazhdim.