Javën e ardhshme nis faza e dytë e BIBL-it për ekipet kosovare

  • Javën e ardhshme nis faza e dytë e BIBL-it për ekipet kosovare
28 Janar 2016

Tri skuadrat kosovare që nga java e ardhshme do t’i nisin garat në fazën e dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Peja më 2 shkurt në kuadër të Grupit D në "Karagaçi" është nikoqire e Levski 2014 nga Bullgaria. Kjo ndeshje do të luhet duke filluar nga ora 19:30. 

Bashkimi nga Prizreni që do të garoj në Grupin C më 3 shkurt e pret në palestrën "Sezai Surroi" me fillim nga ora 18:30 ekipin nga Mali i Zi, Teodo.

Ndërkaq kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina më 3 shkurt në kuadër të Grupit C në Gjevgjeli të Maqedonisë është mysafire e Kozuv-it. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 18:00.