Kalaja kampion i TEB Ligës së Pionierëve

  • Kalaja kampion i TEB Ligës së Pionierëve
13 Maj 2015

Klubi i basketbollit Kalaja nga Prizreni është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë e pionierëve për edicionin 2014/15.

Kalaja në finalen e luajtur të martën mbrëma në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” e ka mposhtur rivalin lokal Bashkimin me shifrat  73:34 dhe rezultatin në seri 2:0.

Prej fillimit të takimit e deri në fund ishin basketbollistët e rinj të Kalasë ata që dominuan me lojë dhe kështu me meritë arritën të stolisen me titullin e kampionit.

Në anën tjetër lojtarët e rinj të Bashkimit ndonëse u munduan shumë për t’i bërë ballë Kalasë nuk ia dolën të kenë sukses dhe këtë më së miri e tregon rezultati me 39 pikë dallim.

Duhet theksuar se në rënien e lojës së Bashkimit ka ndikuar edhe mungesa e basketbollistit më të mirë të saj, Altin Gashit, i cili është lënduar në ndeshjen e parë të serisë finale.