Kampi Veror i të Rinjve “Prishtina 2014”

  • Kampi Veror i të Rinjve “Prishtina 2014”
2 Korrik 2014

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej 12.07.2014 deri më 19.07.2014 do të organizojë Kampin e Parë Ndërkombëtar për grupmosha të reja në të dyja konkurrencat (femra dhe meshkuj).

Kampi Veror i të Rinjve “Prishtina 2014” do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët e interesuar që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aktiviteti ku krahas tyre, pjesëmarrës do të jenë edhe trajnerët, gjyqtarët, organizatorët, stafi i federatës si dhe instruktorët nga shtëpia më e madhe e basketbollit botëror, FIBA.


Kampi do të mbahet në Prishtinë, ku fëmijët do të jenë të vendosur në Qendrën e Studentëve (Konvikti numër III), ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojnë në ambientet e kësaj qendre, pastaj në palestrën “1 Tetori”, në palestrën e sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive si dhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.


Qëllimi kryesor i organizimit të këtij kampi është në rend të parë socializimi i fëmijëve të moshave të ndryshme të të dy gjinive, pastaj rritja e nivelit të punës profesionale tek fëmijët, trajnerët, gjyqtarët, organizatorët, stafi i federatës duke marr parasysh faktin se kësaj radhe do të kemi edhe ndihmën e instruktorëve të FIBA-s të cilët me përvojën dhe dijeninë e tyre pritet të kontribuojnë dukshëm në realizimin e këtyre qëllimeve që ne si federatë ia kemi vënë vetes kur kemi vendosur ta organizojmë një kamp me karakter të tillë.

Çmimi i pagesës për të interesuarit për të qenë pjesë e kampit është 160 euro.

Instruktor i FIBA-s: Dejan Mihevc

Koordinatorët e Kampit Veror të të Rinjve “Prishtina 2014”: Jeton Nixha dhe Elvira Dushku.


Numrat kontaktues: 
049/738-089
049/738-077