basketbolli

Kastrioti tërhiqet nga Superliga

  • Kastrioti tërhiqet nga Superliga
1 Tetor 2015

Klubi i Kastriotit, Ferizaj (meshkujt), sot më 01.10.2015 (e enjte) nëpërmjet një letre e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se nuk do marr pjesë në edicionin garues 2015/16 të Superligës së Kosovës.

Sipas zyrtarëve të Kastriotit arsyeja e tërheqjes është mungesa e mjeteve financiare.

FBK njofton anëtarët e saj dhe opinionin se nuk do të ketë ndryshim të sistemit dhe kalendarit të garave për edicionin 2015/16, që do të thotë se Superliga që do të startoj në këtë fundjavë, do t’i ketë 28 xhiro në edicionin e rregullt.