Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 SUPERLIGA FEMRAT
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
28.11.2020 LIGA E PARE
29.11.2020 LIGA E PARE

Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë

  • Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë
  • Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë
  • Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë
  • Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë
  • Klinika do të jetë një përvojë e mirëseardhur për gjyqtarët tanë
19 Shkurt 2016

Të premten në hotel “Emerald” në Prishtinë ka filluar Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s. Në këtë Klinikë ligjërues janë Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe dhe Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s .

Klinika është organizuar nga FIBA Europe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që janë duke marr pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa janë duke  marr pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Klinika është e ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjëratat do të mbahen në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.

Erolld Belegu, kryetar i FBK-së: “Është kënaqësi që i kemi dy ligjërues dhe dy miq të vjetër të FBK-së në Prishtinë. Ndaj gjyqtarëve në Kosovë bëhet zakonisht shumë presion, sepse secila ndeshje kuptohet si shumë e rëndësishme. Unë jam i bindur se gjyqtarët tanë do të përfitojnë nga përvoja e instruktorëve të FIBA-s. Ata që në një të ardhme të afërt do të pajisen me licencë të FIBA-s do të jenë edhe më të sigurt dhe më të besueshëm në vendimet e tyre”.

Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së: “Ne si federatë i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e kësaj Klinike në bashkëpunim me FIBA-n. Ne besojmë se për këto tri ditë gjyqtarët tanë do të mësojnë shumë dhe kështu këtë mësim do ta përdorin në të ardhmen në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e basketbollit”.

Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe: “Ky është një edukim për gjyqtarët e rinj dhe nuk është një kualifikim për licencë të FIBA-s. Pjesë e kësaj Klinike janë tri shtete, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Pas kësaj Klinike këta gjyqtarë të rinj do të jenë vazhdimisht në monitorim të FIBA-s në ndeshjet e kampionateve të tyre vendore dhe ka gjasa që disa prej tyre në vitin 2017 të bëhen gjyqtarë të rinj ndërkombëtar, por për të arritur deri aty duhet shumë punë. Fakti që këta janë pjesë e kësaj Klinike nuk i garanton  ata se do të bëhen gjyqtarë ndërkombëtar, por janë puna, përkushtimi dhe vullneti i tyre ato që ua sigurojnë një gjë të tillë”.

Blendi Fejza, gjyqtar i ri: “Jam i emocionuar, por edhe i motivuar që do të jem pjesë e kësaj Klinike, që për herë të parë organizohet në Kosovë. Mendoj se ngjashëm ndihen edhe kolegët e mi. Ne do të bëjmë më të mirën në këtë Klinikë, në mënyrë që në një të ardhme të afërt te jemi edhe ne pjesë e ndarjes së drejtësisë në arenën ndërkombëtare”.

Klinika ka filluar sot dhe do të përfundoj të dielën, ku në program janë ligjëratat, testimet dhe ndarja e drejtësisë në ndeshjet e basketbollit.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni agjendën e Klinikës:

http://www.basketbolli.com/sq/article/agjenda-e-klinikes-per-gjyqtaret-kandidate-potencial-nacional-per-thirrje-te-fiba-s.