basketbolli

Kosova bëhet Federata Kombëtare Anëtare e 215 e FIBA-s

  • Kosova bëhet Federata Kombëtare Anëtare e 215 e FIBA-s
13 Mars 2015

Mies, Zvicër - FIBA informon se të premten Kosova është bërë Federata Kombëtare Anëtare e 215 e FIBA-s.

Ky vendim, i cili është mor sot në takimin e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s, vjen pas njohjes së anëtarësisë si anëtare me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës në dhjetor të vitit 2014 nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), në pajtim me rregullën 3.7 të Kartës Olimpike.

Pas vendimit të së premtes, FIBA Evropa do të fillojë të punojë drejt inkorporimit të ekipeve kombëtare të Kosovës në garat e saj që nga fillimi i kësaj vere.

FIBA

Dokumentet