Kosova U-20 të mërkurën niset për në Oradea të Rumanisë

  •  Kosova U-20 të mërkurën niset për në Oradea të Rumanisë
11 Korrik 2017

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës prej 14 deri më 23 Korrik 2017 do të merr pjesë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që do të mbahet në Oradea të Rumanisë. Përfaqësuesja jonë i ka filluar përgatitjet nga fundi i muajit maj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Jeton Nixha dhe ndihmësit të tij, Elvedin Plakiqi dhe tanimë janë të gatshëm për gjithë atë që i pret në Oradea. Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë. Përfaqësuesja jonë ndeshjen e parë do ta luaj më 14 korrik (e premte) me fillim nga ora 14:45. Basketbollistët që përzgjedhësi Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë: Muhamedali Janjeva, Rinor Peci, Egzon Kuci, Dardan Kapiti, Burim Zekiqi, Dion Haxhosaj, Mërgim Jakupi, Edmond Kryeziju, Bardhosh Kelmeni, Ilir Hasani, Gent Shala dhe Valon Bunjaku.