Kosova V nuk udhëton në Ferizaj për Play-Out

  • Kosova V nuk udhëton në Ferizaj për Play-Out
11 Maj 2014

Skuadra që zuri vendin e katërt në Ligën e Parë, Kosova e Vushtrrisë, në mungesë të lojtarëve nuk ka udhëtuar në Ferizaj që të zhvillojë ndeshjen e Play-Outit ndaj Kastriotit.

Kështu ka njoftuar kryetari i këtij klubi, Sabri Parduzi, Komesarin e Garave të FBK-së dhe ndeshja që ishte paraparë të zhvillohet sonte, pritet t'i takojë Kastriotit me rezultat zyrtar.