basketbolli

Kuvendi i rregulltë i punës së FBK-së, nesër

20 Dhjetor 2013



Federata e Basketbollit të Kosovës, nesër mban Kuvendin e rregulltë të punës së saj.

E shtunja pritet të jetë ditë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës, ku priten të ndodhin ndryshime të rëndësishme statutore ndërmjet tjerash.

Gjithashtu, FBK-ja nesër do të bëj edhe zyrtarizimin e klubeve dhe shoqatave të reja.

FBK-ja pritet të ndërroj edhe llogon e saj, derisa pritet të diskutohet edhe mbi auditimin e FBK-së për periudhën e kaluar trevjeçare 2010 - 2013.