Llogo që prezenton Kosovën shtet

  • Llogo që prezenton Kosovën shtet
21 Dhjetor 2013


Në mbledhjen e mbajtur në Hotelin Swiss Diamond, ndër të tjera, Federata e Basketbollit të Kosovës ka ndërruar llogon e saj.

Derisa llogoja e mëparshme nuk ipte kurrëfarë shenje shtetësie dhe në takimet me delegacione të huaja nuk mund të konkuludohej nga llogoja se prej cilit vend vjen FBK-ja, kjo është larguar me llogon e re.

Ajo tashmë përveç tjerash prezenton edhe shtetin e Kosovës, ka yjet e flamurit të shtetit dhe kjo do të jetë shumë prezentuese si në paraqitje ashtu edhe nuk do të ngjallë dyshime se cilin shtet e prezenton. 

Llogoja e re ka një qartësi se cilin vend e prezenton, ku shkruhet qartazi emri i vendit, shihen yjet e flamurit të shtetit, topi i basketbollit, si dhe anash gjuhët që përdoren në vendin tonë. 

Në votimin për llogon e re, të gjithë anëtarët ishin PRO, duke mos pasur asnjë kundërshtim për atë.

Kështu, tash e tutje FBK-ja do të prezentohet me llogon e re të saj - për të cilën do të krijohet një vegëz speciale në www.basketbolli.com, ku të gjitha mediat dhe të interesuarit do ta kenë llojin e llogos me madhësi e dimension origjinal për çka do të përdoret.