Me fitoren e Pejës, përfundon stinori vjeshtor

22 Dhjetor 2013



Peja ka shënuar fitoren e radhës, ndaj RTV 21, për të përmbyllur stinorin vjeshtor të ETC Superligës në vend të parë të tabelës me koshaverazh më të mirë se Sigal Prishtina.

Samir Shaptahovic ka qenë më efikasi me 27 pikë të shënuara derisa Gerti Shima shënoi 20 pikë të tjera në fitoren e 13 të Pejës në kampionat, 80-98.

Te RTV 21, Jeremy Price me 16 pikë të shënuara ka qenë bashkë me amerikanin tjetër, Derrio Green, që shënoi 15 pikë, më efikasi në ndeshje.

Peja kështu përfundon gjysmëstinorin me 13 fitore dhe një humbje të vetme, derisa RTV 21 me vetëm 3 fitore dhe 11 humbje.

Statistikat e ndeshjes mund t'i gjeni këtu.