Ndeshje interesante në xhiron e IV-të të Superligës së Kosovës

  • Ndeshje interesante në xhiron e IV-të të Superligës së Kosovës
12 Tetor 2018

Xhiroja e IV-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis të shtunën me përballjen ndërmjet Lipjanit dhe Boreas që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Suharekë.

Ndërkaq po të shtunën do të luhet edhe një tjetër ndeshje, ajo në kryeqytet në mes Z Mobile Prishtinës dhe Bashkimit që do të filloj në ora 20:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të dielën janë në program dy takime të tjera, i pari në Prizren, e që vlerësohet edhe si ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Ndeshja do të filloj në ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Takimi i fundit i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Rahovecit në ora 19:00.

Superliga e Kosovës/Xhiroja e IV-të

E shtunë

Lipjani – Borea 15:00 (ArtSport1)

Z Mobile Prishtina – Bashkimi 20:00  (ArtSport1)

E diel

Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli 17:00 (Klan Kosova)

Trepça – Rahoveci 19:00 (ArtSport1)