basketbolli

Nesër fillojnë ndeshjet e play-offit të Superligës

  • Nesër fillojnë ndeshjet e play-offit të Superligës
15 Prill 2019

Të dielën ka përfunduar edicioni i rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll dhe sipas Propozicioneve të Garave për edicionin 2018/19, 6 ekipet e para do të plasohen në play-off.

Me ndeshjet  që do të zhvillohen nesër mbrëma, fillon play-offi i Superligës së Kosovës në basketboll.

Rahoveci me epërsinë e terrenit vendas pret Ponte Prizrenin në duelin e parë të serisë çerekfinale, ndërsa dueli tjetër zhvillohet në palestren sportive “Sezai Surroi”, ku Bashkimi e pret Trepçën. Ndeshjet fillojnë nga ora 19:00. 

Fituesin e Rahoveci – Ponte Prizreni në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çërekfinalës Bashkimi – Trepça e pret Prishtina në gjysmëfinale.