Nis edicioni edhe në Ligën e Femrave

  • Nis edicioni edhe në Ligën e Femrave
9 Tetor 2015

Në këtë fundjavë do të nis edicioni i ri 2015/16 edhe në Ligën e Femrave. Në këtë edicion në basketbollin femëror në Kosovë pritet që fjalën kryesore ta ketë Penza nga Peja, e cila skuadër është përforcuar dukshëm, duke marr parasysh faktin se pritet që të luaj edhe në Ligën Rajonale WBFAL (Women Basketball Friendship Adriatic League). Në anën tjetër kampionia në fuqi, Prishtina ka mbetur pa disa nga lojtaret kyçe të saj, të cilat janë transferuar në Pejë. Megjithatë bardhekaltrat edhe sivjet pritet ta bëjnë maksimumin për ta pasur fjalën kryesore në basketbollin femëror në vendin tonë.

Duhet theksuar se krahas Ligës së Femrave në këtë fundjavë do të startoj edhe Liga e Parë e Meshkujve.

           

Liga e Femrave - Xhiroja e parë

 

E shtunë

Kastrioti – Rahoveci           12:00

Vllaznimi – Prishtina          15:00

 

E diel

Kosova – Drita        13:00

Bashkimi – Golden Eagle Ylli        13:00

Penza – Trepça       14:00

Rahoveci pushon

 

Liga e Parë e Meshkujve - Xhiroja e parë

E shtunë

Rahoveci – New Born Prishtina   18:00

 

E diel

Kosova – Lipjani     11:30

Prishtina e Re – Kalaja      12:00

Fushë Kosova – AS Kastrioti         11:00 (Lipjan)

Drita – Kaçaniku     12:00

Megasports pushon