basketbolli

Nisin ethet e Superligës së Kosovës

  • Nisin ethet e Superligës së Kosovës
2 Tetor 2015

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis në këtë fundjavë, ku do të ballafaqohen Vëllaznimi – Peja, Golden Eagle Ylli – Bashkimi, Trepça – Kerasan Prishtina, kurse Sigal Prishtina do të pushojë për shkak se Kastrioti nga Ferizaj të enjten e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se nuk do të jetë në gjendje të bëjë gara në edicionin 2015/16 në mungesë të mjeteve financiare.

Superkupa e Kosovës, që është një ndeshje e cila i paraprinë edicionit të ri, ku në fundjavën që e lamë pas u ballafaquan Peja dhe Sigal Prishtina në “Karagaci” në një atmosferë të zjarrtë në prani të rreth 2500 shikuesve na bëri të qartë se edhe në këtë edicion do të jenë këto dy skuadra që do ta kenë fjalën kryesore në elitën e basketbollit kosovarë, gjithnjë duke mos i përjashtuar edhe ekipet e tjera, të cilat janë mobilizuar maksimalisht në mënyrë që në edicionin e ri të na dhurojnë basketboll cilësor.

Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça, Golden Eagle Ylli, Kerasan Prishtina dhe Vëllaznimi do të zhvillojnë të gjitha së bashku 28 xhiro në edicionin e rregullt, për të vazhduar më pas me fazën e “play-off”-it.

 

E diel (04.10.2015):

Trepça - Kerasan Prishtina 13:00 (Palestra e Sporteve në Obiliq)

 

Vëllaznimi – Peja     18:00

Golden Eagle Ylli – Bashkimi        19:00