basketbolli

Njoftim nga Shoqata e Gjyqtarëve të FBK-së

  • Njoftim nga Shoqata e Gjyqtarëve të FBK-së
28 Shtator 2015

 

Ju rikujtojmë, se afati i dytë për testim përkatësisht ri-testim (teorik dhe bip test) për gjyqtarë dhe vëzhgues është paraparë të jetë me dt. 30.09.2015 (e mërkurë).

Testi teorik do të mbahet në lokalet e Kolegjit ISPI në Marigona Residence, me fillim në ora 18:00, e cila gjendet në KM 10 jashtë Prishtinës në drejtim të Shkupit. Ndërkaq më pas në palestrën sportive të kësaj lagje do të mbahet bip testi.

Ju ftojmë që udhëtimin tuaj ta organizoni me kohë, pasi që koha për shfrytëzimin e objekteve përcjellëse është e limituar.

Gjyqtarët që do t’i nënshtrohen këtij afati duhet të paguajnë në xhirollogarinë e FBK-së në TEB Bank, (20-11-0000875360-41),shumën në vlerë prej 20 eurove, ndërkaq vëzhguesit në vlerë prej 15 eurove.

Afati i pagesave është deri më 30.09.2015 në ora 15:00.

Bordi i SHGJFBK-së, ju uron sukses.